Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bushati: Opinioni i Venecias duhet aktualizuar në kontekstin shqiptar

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 15:32 | Politikë
Bushati: Opinioni i Venecias duhet aktualizuar në kontekstin shqiptar

Lajmi për zbardhjen e raportit të plotë të Komisionit të Venecias për zhdekretimin e presidentit Ilir Meta të zgjedhjeve të 30 qershorit nuk ka shumë minuta që është zbardhur, dhe deputeti i PS-së Ervin Bushati duket i habitur për reagimet e Presidencës.

“Më duket shumë shpejt për të folur, raporti përfundimtar ka 109 pikë, prandaj më çudit reagimi i presidentit kur ende nuk ka pasur kohën për ta lexuar tërësisht”.

Sipas Bushatit, nga Raporti del gjithsesi se “ është e qartë thyerja e Kushtetutës dhe e kompetencave” duke shtuar se “pastaj rëndësia e këtyre shkeljeve mbetet për t'u vendosur nga Parlamenti”.

Bushati sqaron se Venecia është një pjesë konsultative ndaj një akti që sipas tij “ka vendosur një dru të shtrembër që rrezikon të prishë arkitekturën e demokracisë shqiptare”.

Pra vendimi për të do të lexohet nga mazhoranca dhe komisioni parlamentar, “do të futet në pjesën argumentative, por më pas duhet aktualizuar në kontekstin shqiptar”.

https://a2news.com/2019/10/14/venecia-publikon-raportin-final-per-presidentin-tejkalim-i-mundshem-kompetencash-por-jo-per-shkarkim/

Një temë tjetër e nxehtë është çelja e mundshme e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Bushati mohon që ka pesimizëm mbi vendimin e 18 Tetorit, madje cilëson se ” kemi bërë takime intensive në Gjermani para votës në Bundestag, që deri më tani është i vetmi votim politik mbi këtë çështje. Dyert e Shqipërisë janë hapur me atë votim pozitiv”.

Mbeten kushtet e imponuara nga kancelarja Merkel, që për Bushtin për sforcot e saj pro shqiptare “meriton një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë”. Sipas tij kushtet janë më shumë se 9, "është një vrapim me pengesa, por sa më pengesa aq më mirë do të jetë për shqiptarët", nga momenti që pjesa më e madhe e tyre ka të bej me drejtësinë.  

Ngërçi mbetet Franca, por sipas tij “ për arsyeje që nuk kanë të bëjnë me Shqipërinë, por me negociatat e përgjithshme midis Parisit dhe Berlinit” , ku vendi jonë është vetëm një nga diskutimet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë