Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Festë në Prishtinë, Kosova fiton ndaj Malit të Zi dhe shpreson për kualifikim

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 21:04 | Futboll

Kosova ka marrë një fitore të pastër 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Malit të Zi, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2020.

Goli i parë u shënua nga Rrahmani, ndërsa Vedat Murriqi dyfishoi shifrat që në pjesën e parë.

Edhe në 45 minutat e dyta, Kosova zhvilloi një lojë të mirë, por nuk mundi të shënonte gola të tjerë, duke marrë 3 pikët aq të rëndësishme në këtë moment të Eliminatoreve të Euro 2020.

Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e 11 pikëve, vetëm një më pak se Çekia e vendit të dytë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani