Helmimi i numëruesve në Kosovë, Thaçi takon kryetaren e KQZ, kryeprokurorin dhe kreun e AKI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kërkon shmangien e deklaratave të nxituara lidhur me helmimin e numëruesve të votave.

Ai u takua me drejtuesen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës, Shpend Maxhuni për t’u informuar për hetimet.

Presidenti i bëri thirrje partive politike që të shmangin deklaratat në bazë të raportimeve të pakonfimuara deri në rezultatin e plotë të ekzaminimeve dhe hetimeve. Thaçi njoftoi se ekzaminimet e nevojshme do të bëhen së bashku me ekspertë ndërkombëtarë.

Gjatë fundjavës, 9 pjesëtarë të personelit të KQZ-së u helmuan duke numëruar votat me postë që kishin ardhur nga Serbia. Sipas raportimeve, të prekurit kishin shenja alergjie në duar dhe trup. Autoritetet e Kosovës njoftuan se gjendja e tyre është përmirësuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2