Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda përballet me vetting-un

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 10:19 | Aktualitet
Ish-drejtuesi i Prokurorisë për Krimet e Rënda përballet me

KPK zhvilloi seancën dëgjimore për Besim Hajdarmatajn, ish-drejtuesin e Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Sipas ILDKP, deklarimi i tij i pasurisë është i saktë, ka burime financiare të ligjshme, nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim të rremë dhe nuk ka konflikt interesi.

Në deklaratën për vetting-un, Hajdarmataj ka deklaruar llogari bankare 5 milionë dhe 1 milion leke. Burime janë të ardhurat nga paga dhe kursimet; gjendje kesh 500 mijë lekë, burim nga paga; llogari rrjedhëse: 900 mijë lekë.

Ndërkohë, dhuratë nga vëllai në Angli ka pasur 6 000 euro dhe 4 000 paundë.

Analiza financiare e Hajdarmatajt është pozitive në periudhën 2003-2016.

Përsa i përket figurës, sipas DSIK, Hajdarmataj është i përshtatshëm për vijimin e detyrës.

Rezultojnë 11 denoncime nga publiku për Hajdarmatajn, 3 denoncime nga mediat “online” dhe 3 denoncime anonime. Në lidhje me te u vendos rihapje e hetimit dhe u kërkuan informacione shtesë. Në përmbajtjen e denoncimeve thuhej se Hajdarmataj kishte miqësi me shtetasin me iniciale M.L., i akuzuar për trafik droge, se kishte pushuar hetimet ndaj tij dhe se kishte përdorur makinën e tij. Në denoncimin tjetër është pretenduar se Hajdarmataj kishte miqësi me V.K. Është pretenduar se Hajdarmataj transferon çështje në prokurori të tjera kundrejt pagesës. Nga hetimi i kryer nuk rezultoi se Hajdarmataj të ketë kontakte me personat e pretenduar dhe këta persona nuk rezultojnë të jenë të dënuar penalisht.

A2 CNN Livestream

Dita jonë