Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masakër në Meksikë, karteli i drogës vret 14 policë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 18:35 | Bota

Kartelet e drogës vijojnë të shkaktojnë viktima në Meksikë. Madje, mëngjesin e së hënës kanë shkaktuar një masakër të vërtetë, duke ekzekutuar 14 policë.

Mediat meksikane raportojnë se 14 viktima janë konfirmuar, ndërsa jo zyrtarisht flitet për 17 policë të vrarë në ngjarje e rëndë të ndodhur në Michoacán. Po sipas mediave Meksikane, sulmi është kryer nga karteli i drogës në Jalisco, “Nueva Generación”.

Një ditë më parë, në një intervistë të dhënë për “Univision”, agjenti i DEA-s, Kyle Mori, u shpreh se kreu i këtij karteli Nemesio Cervantes, pasardhësi i El Chapo-s, po e çon dhunën në një tjetër nivel. “Janë shumë të dhunshëm. Presin koka, shkrijnë trupa në acid, bëjnë ekzekutime në publik, vrasin femra dhe fëmijë. Çdo ditë bëjnë diçka. Edhe El Chapo ishte i dhunshëm, por El Mencho e ka ngritur stekën”.

https://a2news.com/2019/10/14/masakron-gra-dhe-femije-pasardhesi-i-el-chapo-s-nis-luften-me-te-pergjakshme-mes-karteleve/

Aktualisht, ai që quhet El Mencho është në vendin e parë të listës së personave më të kërkuar në SHBA.

A2 CNN Livestream

Dita jonë