Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Ndërpritet përkohësisht ndeshja Bullgari-Angli, shkak koret raciste. Vdes dhe një tifoz

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 22:14 | Futboll

Koret raciste të tifozëve vendas kanë shkaktuar ndërprerjen për disa minuta të ndeshjes mes Bullgarisë dhe Anglisë, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Thirrjet në kor kundër lojtarëve me ngjyrë të Anglisë dhe përshëndetjet naziste e detyruan zyrtarin e ndeshjes Ivan Bebek ta ndërpriste atë në minutën e 30 të pjesës së parë.

Organizatorët e ndeshjes iu bënë thirrje disa herë tifozëve që të heqin dorë nga sjellja e tyre pasi do të ketë penalitete për ta dhe kombëtaren.

Gjithashtu një ngjarje e rëndë është raportuar dhe para fillimit të kësaj ndeshje ku një tifoz britanik është gjetur pa shenja jete në një nga parqet më të mëdha të Sofjes. Autoritetet kanë nisur një hetim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani