Një cikël i ri
po nis për kuqezinjtë, me emra të rinj dhe një kualitet të lartë. Ëndrra e
frikshme e Stambollit u harrua shpejt dhe 90 minutat e Chisinau treguan se nuk
luajtën rastësisht mirë ndaj Turqisë. Me një treshe solide në mbrojtje, Reja
ndihet i sigurt në prapavijë.
Gjasula ka një
vizion të qartë për lojën dhe me ndihmën e Bares pompojnë me korridore
sulmin. Pasi konfirmoi Veselin, Trashi
është një tjetër zbulim për trajnerin italian. Me një Cikalleshi në super
formë, po i jepet shansi edhe Manajt të rritet e bëhet pjesë e kësaj skuadre.
Që nga koha
kur Shqipëria fitonte për herë të parë jashtë fushës së saj, pikërisht në
Moldavi, me golat e Kushtës, Bellajt dhe Rudi Vatës kanë kaluar plot 24 vite
dhe disa breza futbollistësh kanë shkruar historinë e Kombëtares. Me shumë
gjasa cikli i ri që po nis do të jetë një nga ato që do të mbahet mend, pse jo
duke kërkuar edhe biletën për një vend në kompeticionet më të mëdha
futbollistike.