Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Pastrimi i policisë”, vettingu u ndryshua pas largimit të Fatmir Xhafajt

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 19:49 | Politikë
“Pastrimi i policisë”, vettingu u ndryshua pas largimit të

Fatmir Xhafaj ishte ai që ashtu si tek reforma në drejtësi, udhëhoqi dhe vettingun në polici në komisionet parlamentare kur e prezantoi në shkurt të një viti më parë.

Deri këtu gjithçka ishte planifikuar sipas vettingut në drejtësi, proces i cili do hiqte nga radhët e uniformave të inkriminuarit. Por me ikjen e tij nga posti i ministrit të Brendshëm ndryshoi gjithçka. Teksa pritej që të niste verifikimi për krerët e policisë, ligji i vettingut ndryshoi duke shtyrë kështu procesin.

Mazhoranca dhe qeveria miratuan një draft të ri, sipas të cilit verifikimi për policët e thjeshtë do të kryhet nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Në thelb, pasi vetë SHÇBA të vetohet do të bëjë të njëjtin proces për rreth 13 mijë efektivë të thjeshtë.

Diçka e tillë u kundërshtua dhe nga ish ministri Xhafaj.

“Jam i keqardhur që për arsye subjektive, me argumente dhe alibi false, ligji për vettingun në polici nuk u bë i zbatueshëm në kohë”, deklaronte nga foltorja e Kuvendit, Fatmir Xhafaj.

Që pas ndryshimit të ligjit, problemet me vettingun nuk kanë të sosur. Edhe vete komisioni i jashtëm i vlerësimit, i cili do të skanojë 300 drejtues të lartë nuk po fillon nga puna për shkak të disa problemeve administrative.

Sipas kryetares së saj, në komisionin e sigurisë, kishte vonesa me kthimin e përgjigjeve nga ana e disa institucioneve. Kjo ka bërë që për disa muaj rresht seancat dëgjimore të mos nisin. Fillimisht u lajmëruan për në shtator, më pas në tetor, ndërsa tani nis një hallkë e parëndësishme si testi psikologjik kur ende nuk jemi njohur me pasuritë dhe kontaktet e papërshtatshme të policëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë