Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rezultatet jo të mira, Laçi largon Starovën, gati emri i ri për stolin

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 18:20 | Futboll
Rezultatet jo të mira, Laçi largon Starovën, gati emri i ri

Sulejman Starova nuk do të jetë më trajner i Laçit. Klubi kurbinas vendosi të largojë nga detyra trajnerin me eksperiencë, pas ecurisë jo të mirë të skuadrës. Vendimtare ishin tre barazimet në radhë, ndaj Flamurtarit, Luftëtarit dhe Bylisit.

Drejtuesit e Laçit kanë akordin me Armando Cungun, për të kthyer te bardhezinjtë trajnerin, i cili i dha skuadrës Kupën e Shqipërisë në edicionin 2014-2015 si edhe Superkupën.

Starova punoi për 7 muaj në stolin e Laçit, ku në mars të 2019 zëvendësoi Besnik Prengën dhe mbylli sezonin, duke i siguruar skuadrës pjesëmarrjen në kupat e Europës. Në këtë sezon, kurbinasit e shohin veten, në zonën play-out, pasi renditen në vendin e tetë në Kategorinë Superiore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë