Rinovimi me Reja-n, Duka: S’kam çfarë të diskutoj…

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur tepër i kënaqur me punën e skuadrës në transfertën e fituar 0-4 në Moldavi, me lojtarët, por mbi të gjitha me trajnerin.

Në njëfarë mënyrë, Duka ka konfirmuar Reja-n për të vazhduar kontratën e tij edhe pas ndeshjes me Francën, e cila është e fundit në kontratën aktuale për italianin.

Teksa u pyet për rinovimin, Duka u shpreh: “Nuk kemi çfarë të ulemi dhe të bisedojmë për kontratën e trajnerit Reja. Do të ulemi dhe të bisedojmë për projektin drejt Ligës së Kombeve dhe kualifikueseve të Botërorit”, tha Duka.

Më tej, Duka u rikthye pas duke kujtuar humbjen me Turqinë, teksa e vlerësoi skuadrën të pafat. “Kishim shumë emocione para ndeshjes, deri në minutën kur Cikalleshi shënoi golin e parë. U duk se ishte një gjë e lehtë, por siç e thash para ndeshjes këto janë ndeshje të vështira për t’u përgatitur. Jam shumë i lumtur që fituam dhe djemtë shpërblyen punën e tyre. Fati i dënoi në Turqi ku meritonim më shumë. Frytet e punës së tyre do të vijnë”, tha Duka.

Shkarkoni aplikacionin e A2