Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Shqipëri spektakolare në Moldavi, lojë e bukur dhe 4 gola

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 20:21 | Futboll

Shqipëria ka marrë një fitore të pastër 0-4 në transfertë ndaj Moldavisë në ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Do të duhet të kthehemi shumë kohë pas për të gjetur një pjesë loje si ajo 45 minutave të para në Moldavi për Kombëtaren shqiptare, e cila arriti të realizojë 3 gola. Ajo që është më e rëndësishëm në këtë fazë të eliminatoreve, është rikthimi i besimit dhe mbi të gjitha i lojës së bukur të kuqezinjve.

https://a2news.com/2019/10/14/nga-moldavia-ne-moldavi-histori-fitoresh-notat-e-kombetares/

I përhershmi Sokol Cikalleshi shënoi në minutën e 22-të, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa Keidi Bare dyfishoi në minutën e 34. Më pas, ishte radha e debutuesit Lorenc Trashi të shënojë një gol mjaft të bukur.

Edhe në pjesën e dytë, kuqezinjtë e drejtuar nga Reja zhvilluan një lojë të mirë dhe qershia mbi tortë erdhi nga Manaj ne minutën e fundit të kohës së rregullt.

https://a2news.com/2019/10/14/reja-jam-shume-i-kenaqur-me-te-rinjte-grupi-eshte-i-bashkuar/

Me këtë fitore, Shqipëria shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e katërt. Në ndeshjet e tjera të këtij grupi, Francë-Turqi u mbyll 1-1, ndërsa Islandë-Andorra 2-0.

https://a2news.com/2019/10/14/nderpritet-perkohesisht-ndeshja-bullgari-angli-shkak-koret-raciste-vdes-dhe-nje-tifoz/
https://a2news.com/2019/10/14/feste-ne-prishtine-kosova-fiton-ndaj-malit-te-zi-dhe-shpreson-per-kualifikim/

***

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes eliminatore të Euro 2020 mes Moldavisë dhe Shqipërisë, e cila do të nisë në 20:45.

Edy Reja ka bërë disa ndryshime të rëndësishme krahasuar me ndeshjen e fundit. Mësohet se Balaj dhe Roshi kanë qenë të dëmtuar, duke detyruar trajnerin të mos i përfshijë në formacion.

https://a2news.com/2019/10/14/video-feste-ne-prishtine-kosova-ne-avantazh-ndaj-malit-te-zi/

Trashi dhe Abrashi do të jenë nga minuta e parë krahasuar me ndeshjen e fundit ndaj Turqisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë