Spanja nxjerr një tjetër urdhër-arresti për ish presidentin e Katalonjës

Screenshot 1 20 1100x620

Vetëm disa orë pas dënimit të liderëve kryesorë të Katalonjës me 9-13 vjet burg për rebelim lidhur me rolin e tyre në referendumin e vitit 2017 për pavarësinë e rajonit, Gjykata e Lartë spanjolle ka nxjerrë një urdhër të ri arresti ndërkombëtar për ish presidentit Carles Puigdemont.

Ish kreu i Katalonjës u arratis në vitin 2017 dhe u strehua në Belgjikë nga frika e persekutimit prej autoriteteve spanjolle për çështjen e referendumit për pavarësi.

Carles Puigdemont akuzohet nga autoritetet spanjolle për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike, të njëjta akuza këto me të cilat u dënuan dhe liderët e tjerë katalanas.