Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Të maskuar dhe me armë grabisin të moshuarit në Korçë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 23:32 | Kronikë
Të maskuar dhe me armë grabisin të moshuarit në

Një çift të moshuarish në qytetin e Korçës ka rënë pre’ e dhunës dhe grabitjes brenda banesës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Korçës, në banesën e Foni Rapos dhe bashkëshortes së tij, Afërdita Rapo, të dy të moshës 85 vjeç.

Sipas policisë, autorët e kësaj grabitjeje kanë marrë një shumë prej 70 mijë lekësh nga banesa e të moshuarve, ndërsa nuk ka të dhëna mbi autorësinë e kësaj grabitjeje.

Ky është një rast i përsëritur në qytetin e Korçës dhe rrethinat e tij, ku grabitje të tilla kryen brenda banesave nga persona të armatosur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani