Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Tkurrje të regjistrimeve në universitetet e rretheve, disa degë drejt mbylljes

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 17:03 | Sociale
Tkurrje të regjistrimeve në universitetet e rretheve, disa degë

Viti i ri akademik ka startuar edhe në universitetet e rretheve në vend. Ndonëse ka përfunduar faza e dytë e regjistrimeve, asnjë prej universiteteve nuk ka arritur të plotësojë kuotat e parashikuara për këtë vit.

Jo vetëm kaq, por disa nga degët e shkencave ekzakte janë në prag të mbylljes apo adoptimit pranë degëve të tjera në disa universitete. Ndërsa degët dy-vjeçare kanë shënuar numër mjaft të vogël të studentëve të regjistruar.

Situata duket akoma më problematike në Universitetin e Elbasanit, ku edhe ceremonia e nisjes së vitit të ri akademik nuk u zhvillua, ndoshta për shkak të numrit të vogël të studentëve që ishin prezent.

Fizika dhe degë të shkencave ekzakte janë thuajse të mbyllura këtë vit edhe në universitetin e Shkodrës, pasi në përfundim të dy fazave të para nuk kanë asnjë student të regjistruar për këto degë.

Ndërkohë edhe në Korçë degët që përgatisin mësuesit e ardhshëm kanë shënuar numër të vogël regjistrimesh, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e këtyre degëve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani