Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

U drejtoi gishtin e mesit protestuesve, ambasadori i OSBE kërkon falje

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 13:47 | Aktualitet
U drejtoi gishtin e mesit protestuesve, ambasadori i OSBE kërkon falje

Një ditë më parë, një video ku ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchard, i tregonte gishtin e mesit disa personave të cilët thërritën “shame on you” – “turp t’ju vijë”, u përhap në internet.

Teksa kalonte pranë protestuesve te Drejtoria e Policisë, ai shfaqet duke ngritur gishtin e mesit në drejtim të tyre, një gjest që ka sjellë reagime të shumta.

Një ditë më pas, përmes një postimi në llogarinë në Twitter të OSBE, ka ardhur edhe reagimi i Borchard, i cili kërkon falje për gjestin e shëmtuar.

“Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht” – ambasadori Borchardt”

A2 CNN Livestream

Dita jonë