Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vettingu në polici, Urdhri i Psikologut nis testin te gradat e larta

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 19:29 | Kronikë
Vettingu në polici, Urdhri i Psikologut nis testin te gradat e larta

Në një kohë që Vettingu në Policinë e Shtetit vijon të mos nisë me seancat dëgjimore, kjo për shkak të disa problematikave një tjetër proces ka nisur në radhët e uniformave blu.

E gjithë lista e publikuar nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit po i nënshtrohet testit psikologjik. Kjo do të thotë se me në krye drejtorin e përgjithshëm, Ardi Veliu dhe të gjithë drejtuesit e lartë të policisë, po kalojnë fazën e këtij testi ose të njohur ndryshe si “Big Five”.

Ai po kryhet nga urdhri psikologut në Shqipëri, ndërsa ndahet në 5 nënkategori. Ato janë dobësia emocionale sjellja ndërpersonale hapja ndaj përvojës, toleranca dhe ndërgjegjja.

Deri më tani mësohet se disa drejtues kanë kaluar këtë proces, ndërsa rezultatet do i bashkëngjiten dosjeve të komisionit të jashtëm të vlerësimit për seancat dëgjimore. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani