Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Nis viti i ri akademik, nisin edhe protestat e studentëve para Ministrisë së Arsimit

Nga A2 CNN
14 Tetor 2019, 11:31 | Sociale
Nis viti i ri akademik, nisin edhe protestat e studentëve para

Lëvizja për Universitetin është stacionuar para Ministrisë së Arsimit në nisjen e vitit të ri akademik.

Sipas kësaj lëvizjeje, nisja e vitit të ri akademik do të përkojë me nisjen e protestave. Ata këmbëngulin për plotësimin e disa kërkesave, sipas tyre, ende të parealizuara nga qeveria dhe universitetet. Kërkesa kryesore mbetet anulimi i ligjit të arsimit të lartë, dyfishimi i buxhetit për universitetet dhe heqja e tarifës për masterin.

https://a2news.com/2019/10/03/sondazhi-i-studenteve-52-te-pakenaqur-kritika-universiteteve-ne-tirane/

“Karta e Studentit është vetëm për muze dhe nuk ofron asnjë ndihmë qirasë, ushqimeve, rrobave, librave dhe transportit ndërqytetas. Buzheti për arsimin është ulur rreth 3 milionë euro, abuzimet e pedagogëve të korruptuar vazhdojnë si më parë. Ne do të vazhdojmë betejën dhe nuk do të ndalemi derisa të përmbyset ligji”, thotë një nga studentet.

"Na pret një dimër i gjatë përpara", shtoi përfaqësuesja.

https://a2news.com/2019/07/05/projektligji-per-rinine-rrjeti-rinor-nuk-zgjidhet-punesimi-dhe-karta-e-studentit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani