Alvin Alimema, 8-vjecari qe po surprizon në çdo garë në shah!

Ai quhet Alvin, është vetëm 8 vjeç, por është një mjeshtër në shah. Edhe pse në këtë moshë, Alvin Alimema është fitues i disa medaljeve në turne të ndryshëm, edhe ndërkombëtar.

Në tre kampionatet e fundit ku ka marrë pjesë, “gjeniu” 8-vjeçar është fitues i dy medaljeve ari dhe një bronzi.

Në qershor, Alvin u shpall kampion kombëtar deri në 8 vjeç, duke marrë 6 fitore dhe një barazim. Ai u shpall kampion në shtator i Turneut Ndërkombëtar të Strugës “Lake Queen” Seksioni B Under 10.

Ndërkohë, këtë muaj, Alvin fitoi medaljen e bronzit në Turneun Ndërkombëtar të Ohrit “Mladinski Open Turnir Lasker 2019” (mosha deri 18 vjeç).  6 barazime dhe 1 humbje ndaj shahisteve më të mëdhenj në moshë dhe me vlerësim ndërkombëtar.

Tashmë, synimi primar për Alvin është një rezultat i lartë në Kampionatin Europian individual i Akademive dhe Shkollave të Shahut 2020 që do të zhvillohet në muajin Prill në Kretë.

Shkarkoni aplikacionin e A2