Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Asambleja e Përgjithshme e Interpol, skepticizëm për pranimin e Kosovës

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:29 | Kosova
Asambleja e Përgjithshme e Interpol, skepticizëm për pranimin e

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit ka nisur punimet në Santiago të Kilit. Edhe në edicionin e 88-të, Kosova do të tentojë sërish të bëhet anëtare e Policisë Ndërkombëtare.

Ashtu si vitin e kaluar, skepticizmi dhe kundërshtitë janë të mëdha. Kina ka zyrtarizuar qëndrimin e saj duke thënë se do të kundërshtojë dhe lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

https://a2news.com/2018/11/21/interpol-refuzon-rusine-kreu-i-ri-nga-koreja-e-jugut/

Tentativa në Asamblenë që po mbahet në Kili pritet të dështojë, jo vetëm nga fushata e Serbisë, por edhe nga mungesa e angazhimit të Prishtinës zyrtare për shkak të krizës politike. Për t’u bërë anëtare e Interpol, Kosovës i duhen votat e dy të tretave të shteteve anëtare, apo thënë ndryshe nga 194 vende duhet të sigurojë mbi 120 vota.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani