Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Babë e bir dhunojnë 24-vjeçarin në Tiranë, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 18:43 | Kronikë
Babë e bir dhunojnë 24-vjeçarin në Tiranë,

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë djalin e tij pasi kanë ushtruar dhunë ndaj një 24-vjeçari.

Sipas policisë, G. H., 40 vjeç dhe djali i tij, K. H., 17 vjeç, pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani