Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Buxheti vendor, bashkitë e vogla kundër formulës së qeverisë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 19:58 | Ekonomi
Buxheti vendor, bashkitë e vogla kundër formulës së

Ndarja e buxhetit për pushtetin vendor favorizon bashkitë e mëdha, ndërsa nuk krijon mundësi për të voglat. Ky ka qenë thelbi i debatit në Këshillin Konsultativ mes Ministrisë së Financave dhe njësive të vetëqeverisjes vendore.

Sipas Ministrisë, fondi që qeveria u kalon bashkive do të rritet me 3%, ndërsa buxhetet në total pritet të jenë 5.7 miliardë lekë më të larta se viti aktual.

Por sipas bashkive të vogla, nevojitet një rishikim i formulës së transfertës së pakushtëzuar, për të bërë shpërndarjen në mënyrë më të drejtë.

“Duhet t’i jepet fund problemit të detyrimeve të prapambetura. Me burimet e vënë në dispozicion, bashkitë duhet të marrin masa të menjëhershme për rregullimin e gjendjes financiare të bashkive tuaja”, deklaroi zv.ministri Elton Haxhi.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici u shpreh: Me 4.6 milionë euro unë duhet ta mbyllë bashkinë që nesër. Nuk kemi asnjë lloj mundësie që të dalim nga ky borxh. Bashkitë e mëdha me buxhete të mëdha nuk dinë ku i çojnë fondet, ndryshojnë dhe ngjyrën e asfaltit dhe të trotuareve. Të na ndihmojnë ne të paktën.

Ndërsa për kryebashkiakun e Mirditës, bashkive me territor të madh dhe dëndësi të vogël duhet t’iu jepet një bonus pasi vërtetë janë në vështirësi financiare”

Përfaqësuesit vendorë kërkuan rritjen e pjesës që bashkitë marrin nga renta minerare dhe taksa të tjera kombëtare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani