Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Dyshime për kokainë nga Amerika e Jugut, kontrollohen arkat me banane në Portin e Durrësit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:06 | Kronikë

Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte punonjësit e Portit u gjendën të rrethuar nga agjentët e antidrogës që kontrollonin me imtësi kontejner me banane nga Ekuadori.

Dyshimet erdhën pasi vula dhe numri serial i kontejnerit ishin ndryshuar gjatë transportit të ngarkesës. Kjo bëri që kontejneri frigoriferik të hapej ndërsa më shumë se 100 kuti me banane u kontrolluan imtësisht nga agjentët.

https://youtu.be/ZdmKbry7lGo

Pas më shumë se 30 minutave kontroll dhe në pjesën e jashtme frigoriferike të kontejnerit, efektivët nuk gjetën asnjë lëndë të dyshimtë. Pas episodit të 137 kilogramëve kokainë, i cili vinte me një kontejner identik në Portin e Durrësit, tashmë Policia krahas skanerit pritet të kontrollojë me të njëjtën procedurë ngarkesat që kanë si origjinë Amerikën Latine. 2 javë më parë, gjatë operacionit për kapjen e pritësve të kokainës në pranga ranë vetëm dy persona ndërsa një i tretë, Gentian Malindi, arriti t’i shpëtonte prangave.

https://youtu.be/KXHjb-7tTJ4

A2 CNN Livestream

Dita jonë