Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Eliminatoret e Europianit U21, Shqipëria merr fitoren e parë në grup ndaj Kosovës

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 20:36 | Futboll

Shpresat e Shqipërisë kanë fituar me rezultatin 2-1 ndeshjen e radhës për eliminatoret e Kampionatit Europian U21 përballë Kosovës. Një 3 pikësh shumë i vlefshëm ky për djemtë e trajnerit Bushi, të cilët në 4 ndeshje të luajtura kishin vetëm 2 pikë të grumbulluara.

Ndeshja filloi si një miqësore vëllazërore, me raste sporadike nga të dyja ekipet, por që ndryshoi me kalimin e minutave, pasi asnjërit prej ekipeve nuk i interesonte barazimi.

Është dashur minuta e 75-të e takimit që Shpresat e Shqipërisë të zhbllokojnë rezultatin falë një krosi perfekt në zonë i cili u dërgua në rrjetë nga Tafa. Pa kaluar 5 minuta nga goli i parë vjen dhe dyfishimi i rezultatit falë një inkursioni “alla Messi” i talentit Arbnor Muçolli, i cili kaloi i vetëm të gjithë mbrojtjen e Kosovës.

“Dardanët” e vegjël e shkurtuan rezultatin në minutën e fundit të takimit me Baftiun. Pas këtij takimi Shqipëria mban vendin e katërt në grup me 5 pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë