Hapja e negociatave, burime për A2: Propozohet ndarja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar më: 15/10/2019, ora 15:29
HEAD LUKSEMBURG frame 35 1024x576

Hapja e negociatave, burime për A2: Propozohet ndarja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Publikuar më: 15/10/2019, ora 15:29

Burime pranë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që po mbahet këtë të martë në Luksemburg, konfirmojnë se presidenca finlandeze ka propozuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Burimet konfirmojnë se Finlanda ka propozuar një draft të ri, që lejon që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv. Ndërsa Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi.

Të njëjtat burime thanë se Franca nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj deri tani. Nga ana tjetër, Holanda mund të japë një “po” për Maqedoninë e Veriut nëse pranohet drafti finlandez.