Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Hapja e negociatave, Ministrat e BE pa marrëveshje për Shqipërinë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 17:47 | Politikë
Hapja e negociatave, Ministrat e BE pa marrëveshje për

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian nuk arritën të gjenin një marrëveshje sa i përket hapjes apo jo të negociatave me Shqipërinë, duke e transferuar çështjen te shefat e tyre që do të mblidhen më 17-18 tetor. I pari që komunikoi mungesën e një vendimi ishte shefi i diplomacisë austriake në mikrofonin e A2

“Nuk morëm një vendim. Patëm diskutime të gjata dhe të vështira. Vendosëm që kjo të diskutohet në nivel krerësh të shteteve dhe kryeministrave dhe çështja do të rimerret në mbledhjen e Këshillit Europian. Mos i humbni shpresat”

Në konferencën për shtyp që pasoi takimin, ministrja e jashtme e Finlandës dhe eurokomisioni për Zgjerimin nuk e fshehën zhgënjimin për mungesën e një dakordësie.

“Qytetarët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut presin që të hapen negociatat. Eshtë dëshira e njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Europa ka bërë premtime në  të shkuarën dhe tani duhet të mbajë fjalën. Shpresoj që diskutimet në Këshillin Europian do të jenë të suksesshme”, tha ministrja Tuppurainen.

https://a2news.com/2019/10/15/a2-pyet-hahn-per-pergjegjesine-nese-vendoset-per-nje-jo-per-shqiperine/

“Shpresoj që liderët tanë do të jenë në gjendje të shikojnë një panoramë më të gjerë dhe të gjejnë një zgjidhje që të jetë në lartësinë e pritshmërive. Çfarë na duhet është një sinjal politik për të dhënë dritën jeshile për nisjen e përgatitjeve për hapjen e negociatave”, u shpreh komisioneri Hahn.

A2 pyeti kryediplomaten finlandeze në lidhje me propozimin e hedhur në tryezë për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, por ajo shmangu një përgjigje direkte.

“Bëmë ç’ishte e mundur për të arritur një marrëveshje. Kërkuam çdo mundësi por nuk ai dolëm të gjenim një marrëveshje. Ajo që bëmë ishte t’ia kalonim çështjen Këshillit Europian dhe ekzistojnë të gjitha arsyet për të qëndruar optimistë, ndonëse realist”, deklaroi Tuppurainen.

https://a2news.com/2019/10/15/vendimmarrja-nuk-ka-lidhje-me-ate-cfare-kemi-bere-ne-negociatat-rama-u-drejtohet-shqiptareve-me-videomesazh/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

Ndërsa eurokomisioneri u pyet nga A2 në lidhje me pretendimin e Tiranës zyrtare se ajo i ka bërë detyrat e saj dhe vendimi i Këshillit lidhet me çështjet e brendshme të Unionit dhe vendeve anëtare.

“Ndonjëherë na kritikojnë se shikojmë gjërat nga një pikëpamje teknike, por ka pasur kushte të qarta dhe referuar vlerësimeve tona ato janë përmbushur. Por sigurisht që vlerësimi final i vendeve anëtare përfshin edhe elementë politikë. Dhe situata e brendshme politike në Shqipëri nuk favorizonte. Nga ana tjetër duhet thënë se edhe ne kemi disa vende anëtare që kanë problemet e tyre të brendshme”, shtoi Hahn.

Mungesa e një vendimi në Këshillin e Ministrave të Jashtme do të thotë se negociatat politike për fatin e Shqipërisë transferohen në një nivel më të lartë, atë të krerëve të shteteve dhe kryeministrave, ku Shqipëria shpreson që kancelarja gjermane Merkel do të arrijë t’i ndryshojë mendjen Presidentit Macron. 

https://a2news.com/2019/10/15/negociatat-ministri-italian-per-a2-shqiperia-dhe-maqedonia-e-veriut-nuk-mund-te-ndahen/#utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general
https://a2news.com/2019/10/15/mbyllet-takimi-i-keshillit-te-ministrave-te-jashtem-te-be-ministri-i-austrise-per-a2-ska-vendim-per-shqiperine/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani