Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Kamera e fshehtë tregon kushtet e tmerrshme të majmunëve në laborator

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 11:19 | Fotolajme

Të lidhur kokë e këmbë me hekura, të dëshpëruar dhe nën efektin e vazhdueshëm të injeksioneve dhe ilaçeve të ndryshme. Një skenë e denjë me filmat horror, por që sipas denoncuesve është përditshmëria e një laboratori në afërsi të Hamburgut, në Gjermani.

Disa organizata për mbrojtjen e kafshëve, si Soko Tierschutz dhe Cruelty Free International kanë shpërndarë një video të një aktivisti që kishte gjetur përkohësisht punë në një laborator në Mienenbuttel, në periudhën dhjetor 2018 - mars 2019.

Pasi vërejti kushtet sipas tij të tmerrshme në të cilat jetonin kafshët, qenë, mace, lepuj dhe veçanërisht majmunë, i riu mori kurajë dhe vendosi një kamera të fshehtë duke filmuar disa minuta.

Trajtimin më çnjerëzor sipas tij e pësonin majmunët, të tipit makak, që duken në pamje të lidhur më rrathë metalikë dhe shirita ngjitës.  

Shoqatat denoncojnë se Gjermania nuk ka ligje strikte mbi eksperimentet mbi kafshët, që i shërbejnë në pjesën më të madhe industrisë farmaceutike.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani