Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Në fshatin që duket sikur vjen nga e ardhmja, qiraja vetëm 150 dollarë!

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 22:52 | Lifestyle

Jemi mësuar që herë pas herë të shohim ndërsa ulemi në aeroportet e mëdha europiane apo botërore pamje të bukura të qyteteve të organizuara në mënyrë perfekte nga arkitektët e tyre.

Fotot e sjella së fundmi nga objektivi i një droni na sjellin imazhet spektakolare të një fshati në Bronby të Danimarkës. Po, po e lexuat mirë, të një fshati!

Fshati i çuditshëm është projektuar me lagje të vogla në formë rrethi, të rrethuara totalisht nga gjelbërimi që të japin idenë e një vendi që si përket këtij planeti, por një civilizimi alien.

Megjithëse pamja është magjepsëse, qiraja për këto apartamente nuk është e lartë, por danezët preferojnë të jetojnë në këtë zonë gjatë muajve të ngrohtë. Projekti u hodh në letër nga arkitekti Erik Mygind në vitin 1964, më qëllimin për të inkurajuar ndërveprimin social.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani