Negociatat, ministri italian për A2: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mund të ndahen

15 TETOR KLEA HAMENGOLA frame 1801 1100x620

Vincenzo Amendola, ministri për Çështjet Europiane të Italisë, ka folur ekskluzivisht për A2 nga Luksemburgu, duke konfirmuar që vendet janë akoma të ndara për hapjen e negociatave për të dyja shtetet.

Pyetjes së A2 nëse Italia mbështet propozimin e Finlandës për të ndarë dy vendet, Amendola u shpreh: “Nuk ka mundësi për t’i ndarë. Qëllimi është të vazhdojë të diskutohet. Të dyja vendet kanë të drejtë për hapjen e negociata. Konkluzionet nuk do jenë unifikuese. Ne e kemi thënë qëndrimin tonë se Tiranës i duhen hapur negociata dhe vizita e Kryeministrit Conte sot në Shqipëri e konfirmon këtë”.

Më herët, burime të A2 pranë takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian që po mbahet këtë të martë në Luksemburg, konfirmojnë se presidenca finlandeze ka propozuar ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut.

Burimet konfirmojnë se Finlanda ka propozuar një draft të ri, që lejon që së paku Maqedonia e Veriut të marrë një vendim pozitiv. Ndërsa Shqipërisë do t’i kërkohet të përmbushë kushtet e nevojshme para se të fillojë procesi.