Nobeli për Handke, Rama: Shije e përbuzshme në letërsi

Kryeministri Edi Rama, në një opinion për Politico, shkruan se “vendimi i Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin Nobel për Letërsinë austriakut Peter Handke ishte një lëvizje tronditëse që duhet të shqetësojë botën politike njësoj si atë letrare”.

“Autori austriak është një mbështetës i ish-liderit nacionalist serb Sllobodan Millosheviç dhe një person që nuk ka pranuar genocidin, pavarësisht provave të forta. Ai madje ishte edhe në gjyqin në Hagë dhe në funeralin e ish-diktatorit. Ata që mbrojnë vendimin për t’i dhënë Nobelin thonë se pikëpamjet e tij duhet të ndahen nga aftësitë e tij të veçanta artistike dhe kontributi në letërsi. Disa argumentojnë madje se qëllimi i shkrimtarit ka qenë gjithmonë që të provokonte dhe besimet e tij politike duhet të shikohen si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur debat dhe për të çliruar mendimin politik nga zinxhirët. Por, ndarja e punës së tij letrare nga politika do të ishte gabim. Duke u nisur nga aprovimi që i ka bërë regjimit të Millosheviçit, pastrimit etnik dhe torturës, puna e Handkes është thellësisht politike”, lexohet në opinionin e kryeministrit.

Austrian writer Peter Handke poses in Chaville, in the Paris surburbs, on October 10, 2019 after he was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize. – Austrian Peter Handke, one of the most original German-language writers alive, who once used his famously sharp tongue to call for the Nobel Prize in Literature to be abolished, was awarded with the 2019 Nobel Literature Prize on October 10. The prize brings its winner “false canonisation” along with “one moment of attention (and) six pages in the newspaper,” the novelist, playwright, poet and translator told Austrian media in 2014. (Photo by ALAIN JOCARD / AFP) (Photo by ALAIN JOCARD/AFP via Getty Images)

Rama thekson se puna e Handkes nuk mund të veçohet nga shërbimi i tij politik që i ka bërë ish-udhëheqësit serb: “Pamfletet e tij politike nuk janë letërsi, janë thirrje për urrejtje dhe paragjykim. Pa dyshim që Handke duhet lexuar, studiuar dhe diskutuar. Por, ta ngresh punën e tij mbi kandidatët e tjerë që e meritonin më shumë çmimin, ishte një gabim”.

Shkarkoni aplikacionin e A2