Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Pendarovski, apel BE-së: Ndryshuam emrin, presim vendimin pozitiv

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:30 | Ballkani
Pendarovski, apel BE-së: Ndryshuam emrin, presim vendimin pozitiv

“Na jepni shansin të dëshmojmë se jemi të përgatitur”.

Me këto fjalë, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i kërkon Bashkimit Evropian t’i japë vendit dritën jeshile për negociatat e anëtarësimit.

Ndërsa lajmet që vijnë nga Brukseli e Luksemburgu flasin për veto të Francës, Pendarovksi thotë në një intervistë për austriaken “Die Press” se Shkupi ka bërë gjithçka të nevojshme për ta merituar PO-në.

“Nuk shpresoj për ndonjë sinjal, por presim vendim. Një vit e gjysmë që lamë pas realizuam gjithçka që kërkohej. Madje, pas Marrëveshjes me Greqinë ndërruam edhe emrin tonë. Asnjë kandidat nuk e ka bërë këtë. Nëse BE thotë se procesi i anëtarësimit bazohet në rezultate, atëherë le të vlerësohemi nga ajo që kemi arritur. Mesazhi im është: na jepni shansin dhe lejoni të dëshmojmë se jemi të përgatitur”, tha Presidenti i Maqedonisë së Veriut.

Pendarovksi theksoi se negociatat duhet të hapen si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, pasi, sipas tij, rajoni nuk mund të bëjë përpara nëse të gjitha udhëhiqen drejt objektivit të anëtarësimit.

Më herët, kryeministri Zoran Zaev tha se Evropa nuk do të guxonte të ndëshkonte Shkupin, i cili, sipas tij, është shembull në rajon për zbatimin e reformave. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë