Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Qëndrimi pro i Gjemanisë për negociatat, Balla: Shqipëria ka treguar përkushtim të fortë për reforma të forta

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:40 | Politikë
Qëndrimi pro i Gjemanisë për negociatat, Balla: Shqipëria ka

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falenderuar Gjermaninë për qëndrimin e saj pro fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë  e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në Twitter, Balla thekson se të dy vendet e meritojnë këtë hap përpara, pasi kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Sipas Ballës, Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

"Mirënjohës për Gjermaninë për pozicionin saj të qartë si kristali në favor të fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE. Të dy e meritojnë këtë hap përpara pasi të dy vendet kanë treguar përkushtim të fortë për reforma të forta. Reforma në Drejtësi në Shqipëri është një model për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor", shkruan Balla.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani