Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Ramush Haradinaj dorëzon edhe mandatin e deputetit

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 21:24 | Kosova
Ramush Haradinaj dorëzon edhe mandatin e deputetit

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri që pritet të konstituohet.

“Ulësen time në Kuvendin e Kosovës, do ta lë për kolegët, por pandalë, do të vazhdoj të mbaj të hapura dyert e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani, dhe për mbajtjen e vëmendjes së plotë e të pakursyer tek temat jetike për vendin, pa asnjë kompromis. Ua kam borxh rikthimin e fuqishëm të një Aleance të pjekur, të strukturuar mirë, me kuadro të reja, gjithsesi me rrënjë të forta thellë në tokën e Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Më tej, Haradinaj shton se do të vazhdojë të punojë për të mirën e vendit dhe qytetarëve të saj.

“Fati im personal e politik, asnjëherë nuk ka qenë më i mirë se fati i Kosovës. Në secilin rast, do të vazhdoj punën e pandalshme në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe do t’u qëndroj në krahë edhe kundërshtarëve politik, nëse ata do të vazhdojnë drejtimin që nisëm ne, për mbrojtjen dhe forcimin e interesit strategjik dhe sovranitetit të Kosovës”, deklaroi Haradinaj.

https://a2news.com/2019/10/08/haradinaj-pa-dorashka-kurti-eshte-mashtrues-pdk-kerkoi-ndarje-te-kosoves/
https://a2news.com/2019/10/12/kosova-fitoi-zgjedhjet-model-dhe-kthesa-drejt-ndryshimit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani