Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Sekuestrohet një sasi e madhe kanabisi në Peqin

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 21:53 | Kronikë
Sekuestrohet një sasi e madhe kanabisi në Peqin

Policia e Shtetit ka sekuestruar një sasi të madhe lënde narkotike të llojit kanabis sativa gjatë një operacioni të zhvilluar në zonën e Peqinit.

Falë një punë të mirëorganizuar dhe hetimeve disa ditore, efektivët e policisë gjetën në një ndërtesë të braktisur, një sasi të madhe bimësh narkotike që ndodhej në proces tharje. Lënda narkotike është dërguar në komisariatin e Peqinit dhe mendohet të jetë rreth 150-200 kg.

Policia ka shoqëruar një person për lëndën narkotike, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë operacion.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani