Sulmet kundër kurdëve, Italia vendos embargo armësh ndaj Turqisë

Italia nuk humbi kohë para se të kthente në realitet paralajmërimin për embargo armësh ndaj Turqisë. Teksa njoftoi vendimin për ndalur eksportin e armeve, si ndëshkim për ofensivën turke në Sirinë veriore, Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio tha se nuk mund të kishte zgjidhje ushtarake për problemin sirian.

“Zgjidhja afatgjatë mund të arrihet vetëm përmes diplomacisë dhe dialogut politik”, u shpreh Di Maio. Kina ftoi Turqinë t’i japë fund aksionit ushtarak në Siri, me frikën se operacioni do të rezultojë me arratisjen e terroristeve të ISIS, që mbahen në kampe të kontrolluara nga kurdët.

Por presidenti Erdogan nuk ka ndërmend të tërhiqet. ‘’Ofensiva”, tha ai,  “do të zgjasë deri sa të arrijmë objektivët tanë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2