Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Tension i lartë në Barcelonë, protestuesit “pushtojnë” aeroportin, përplasen me policinë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 12:11 | Bota

Nuk ulet tensioni në Katalonjë, pas vendimit të Gjykatës së lartë spanjolle për të dënuar ashpërsisht  liderët  që shpallën pavarësinë nga Madridi në vitin 2017.

Dje një manifestim i paprecedentë ka bllokuar aeroportin ndërkombëtar El Prat të Barcelonës. Mijëra manifestues kanë djegur rrota makinash dhe dru, duke bllokua rrugët hyrëse drejt aeroportit, dhe duke “pushtuar” të gjithë perimetrin e terminalit.  

Forcat speciale të policisë  reaguan menjëherë dhe arritën të bllokonin përshkallëzimin e situatës. Më shumë se 50 persona kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që protesta ka shkaktuar një kaos në aeroport, me të paktën 108 fluturime që u anuluan si pasojë.

https://a2news.com/2019/10/14/spanja-nxjerr-nje-tjeter-urdher-arresti-per-ish-presidentin-e-katalonjes/

Vendimi i Gjykatës spanjolle rrezikon që zgjedhjet katalane të 10 nëntorit të ndodhin në një klimë të tensionuar dhe paradoksale, ku pjesa dërrmuese e liderëve janë të arrestuar ose jashtë shtetit për t’i shpëtuar urdhrave të arrestimit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani