Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Vrau bashkëshortët në vitin 1999, ekstradohet nga Austria i dënuari me burgim të përjetshëm

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 08:46 | Kronikë
Vrau bashkëshortët në vitin 1999, ekstradohet nga Austria i

Është ekstraduar nga Viena një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm për një krim të kryer në vitin 1999.

Nga specialistët e Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Austria drejt vendit tonë i Viktor Pelivanit, 43-vjeçarit të lindur në Fier. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, në maj të vitit 2018 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, kryer në bashkëpunim.

Më datë 07.08.1999, rreth orës 23:00, Viktor Pelivani, në bashkëpunim me shtetasit F.K. dhe J.B. ka hyrë për të vjedhur lekë në shtëpinë e shtetasit Bajram Driza, duke vrarë këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij Natasha Driza.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani