Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Zvicra “zgjon” shpresat për kualifikim, Italia nuk fal dhe me të rinjtë

Nga A2 CNN
15 Tetor 2019, 22:41 | Futboll
Zvicra “zgjon” shpresat për kualifikim, Italia nuk fal dhe me

Zvicra mori një fitore të pastër 2-0 në ndeshjen e kësaj të martë në shtëpi ndaj Irlandës, duke u ngjitur në kuotën e 11 pikëve në vendin e tretë, vetëm një më pak se kundërshtari i mbrëmjes.

Goli i parë u shënua nga Seferovic në pjesën e parë, ndërsa rezultati u vulos në shtesë nga një autogol.

Italia e Mancinit nuk ka toleruar aspak në transfertë me Lihtenshtejnin, duke i shënuar 5 gola edhe pse me disa lojtarë të rinj.

Bernardeschi shënoi pas vetëm 120 sekondash, Belotti dy herë, Romagnoli dhe El Shaarawi ishin autorët e kësaj fitoreje të thellë për të kaltrit.

Kjo ishte fitorja e 8 e Italisë në po kaq ndeshje, me një golavarazh 25 gola të shënuar dhe vetëm 3 të pësuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani