Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ademi: Talentet shqiptarë, një ditë me një ngjyrë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 13:57 | Futboll
Ademi: Talentet shqiptarë, një ditë me një ngjyrë

Për Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, shpresat janë që talentet shqiptarë të të gjitha trevave një ditë do të luajnë për një ngjyrë, ndërsa nga përfaqësuseja e madhe e Dardanëve pret kualifikimin në Euro 2020 pas ndeshjes me Republikën Çeke.

“Shpresoj që një ditë talentet tona të luajnë me një ngjyrë”, tha Ademi.

Në lidhje me kombëtaren e parë të Kosovës tha: “Tani është “luftë”. Nëse fitojmë me Çekinë jemi në Evropian. Kemi bërë një punë të mirë deri këtu, edhe nëse skualifikohemi do të vazhdojmë me krenari në këtë rrugë”, tha Ademi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani