Allegri më pranë Manchester United, kërkon edhe dy lojtarë nga Juventus

Massimiliano Allegri është shumë pranë firmosjes së një kontrate me Manchester United. Mediat italiane raportojnë se ish-trajneri i Juventus dhe Milan shihet si njeriu i duhur për të rigjallëruar skuadrën, pasi Ole Gunnar Solskjaer e ka humbur besimin e drejtuesve, duke grumbulluar vetëm 15 pikë në tetë ndeshjet e para.

Sipas “Tuttosport”, Allegri do të paguhet rreth 7,5 milionë euro në sezon në klubin anglez, ndërsa do të kërkojë të ketë ndihmës Patrice Evra, ish-lojtarin e United dhe Juves. Flitet se bisedimet mes United dhe Allegri-t kanë nisur pikërisht pas humbjes kundër Neëcastle para pushimit

Gjithashtu, mediat britanike raportojnë se italiani i ka kërkuar klubit që të marrë nga Juventus dy lojtarë të cilët ai mendon se mund t’i shërbejnë rindërtimit të skuadrës: Emre Can dhe Mario Mandzukic.

Gjermani ka luajtur në parë në Premier League me Liverpool, ndërsa kroati ka qenë edhe më parë objektiv i “Djajve të Kuq”, kur drejtoheshin nga Jose Mourinho.  

Shkarkoni aplikacionin e A2