Anëtarësimi në Interpol, Kosova kërkon shtyrje të votimit

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, njoftoi se ka vendosur të kërkojë shtyrjen e votimit për anëtarësim të Kosovës në policinë ndërkombëtare INTERPOL për vitin e ardhshëm.

Kosova pritej të kërkonte anëtarësimin në këtë organizatë gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme, që nisi të martën në Kili. Vendi  kishte aplikuar për pranim në janar të këtij viti dhe kërkesa ishte pranuar nga Komitetit Ekzekutiv i Interpolit.

Në një njoftim të shkurtër të zyrës së zotit Haradinaj thuhet se duke konsideruar rrethanat e krijuara dhe bazuar ne rekomandimet e ministrisë së Punëve të Jashtme ka kërkuar shtyrjen e votimit për anëtarësim në INTERPOL.

Zyrtarët e Beogradit e cilësuan tërheqjen si fitore diplomatike ndaj Kosovës. Në nëntor të vitit të kaluar Kosova nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë anëtare e kësaj organizate.

Shkarkoni aplikacionin e A2