Denoncimi i Xhaferrajt: Atentat në qendër të Durrësit ndaj drejtorit të Hekurudhave – A2

Denoncimi i Xhaferrajt: Atentat në qendër të Durrësit ndaj drejtorit të Hekurudhave

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, në një konferencë për shtyp deklaroi se “atentati i djeshëm në qendër të Durrësit ka si objektiv drejtorin e Përgjithshëm të Hekurudhave, Ani Dyrmishin”.

“Rilindja është e kapluar nga krimi. Drejtues të ardhur nga Tirana po qeverisin Durrësin. Drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, rilindasi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave të PS, e ka fshehur ngjarjen”, deklaroi Xhaferraj.

Ndërkohë, ka reaguar për A2 drejtori i përgjithshëm i Hekurudhave, Ani Dyrmishi. I kontaktuar nëpermjet telefonit, Dyrmishi tha: “Nuk kam qenë në makinë, nuk kam konflikt me asnjë person dhe mjeti në fjalë nuk përdoret nga ana ime”.