Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Duket si UFO nga filmat e viteve 1950, prezantohet helikopteri i ri kinez i teknologjisë së fundit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 16:35 | Teknologji

Kina ka zbuluar së fundmi një helikopter të ri, modern, i cili duket sikur nuk vjen nga ky planet. Mjeti i ri luftarak, i quajtur “Peshkaqeni i Bardhë”, duket si një UFO, pasi ka formë të rrumbullakët që nuk ngjason me helikopterët.

Edhe pse duket si i modeluar nga një mjet i filmave fantastiko-shkencorë të viteve 1950, sipas mediave shtetërore kineze ka një teknologji të shekullit XXI dhe është projektuar për të qenë në krye të betejave të ardhshme të informacionit digjital.

Tabloidi shtetëror “Global Times” publikuan foto nga helikopteri duke e shkruar se ka marrë disa detaje nga modeli amerikan Apache AH-64, dhe disa nga helikopterët rusë Ka-52 dhe Mi-26.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani