Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Friends” ribashkohen në Instagram

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 08:33 | Showbiz
“Friends” ribashkohen në Instagram

Jennifer Aniston ka hapur profil në Instagram dhe e “rrëzoi” rrjetin social me foton e saj të parë.

Aktorja e famshme i shkaktoi probleme Instagramit nga fluksi i madh i personave që nisën të ndjekin profilin e saj dhe e “rrëzoi” përfundimisht kur postoi foton e saj të parë: një “selfie” me të gjithë kastin e serialit “Friends”.

https://a2news.com/2019/09/19/zbuloni-se-cfare-do-te-ishin-duke-bere-sot-personazhet-e-friends/

Brenda 24 orëve Jennifer Aniston ka grumbulluar më shumë se 6 milionë ndjekës, ndërsa fotoja ka marrë mbi 8 milionë pëlqime.

Në foton ku janë edhe Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, Aniston shkroi: “Tani jemi edhe FRIENDS në Instagram. Përshëndetje INSTAGRAM”.

https://www.instagram.com/p/B3o8vWDhlOh/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani