Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Gjykata Kushtetuese. Çfarë ndodh nëse vettingu rrëzon Muçin?

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 20:24 | Aktualitet
Gjykata Kushtetuese. Çfarë ndodh nëse vettingu rrëzon

Presidenti i Republikës e hodhi hapin e parë në plotësimin e Gjykatës Kushtetuese. Lista me pikëzimin e kandidatëve i ishte vënë në dispozicion që në datën 8 tetor nga KED. 

Edhe pse Besnik Muçi nuk ishte renditur i pari sipas pikëve në listën me 4 emra që iu dërgua Ilir Metës, ai ishte i vetmi që kishte mbaruar shkollën e Magjistraturës. Por pritja e shkallës së dytë të vettingut, e vë në rrezik këtë përzgjedhje të presidentit.

Në mbledhjet e para të KED-së si Presidenca dhe Kuvendi i kishin kërkuar institucionit të drejtuar nga Ardian Dvorani, që të përzgjidhte vetëm emra që kishin kaluar të 2 hallkat e vettingut. Por sipas rregullores së KED-së, mjaftonte vetëm miratimi i KPK që personi të vazhdonte garën në institucionet ku kishte aplikuar.

https://a2news.com/2019/10/16/meta-emeron-besnik-mucin-gjyqtar-te-gjykates-kushtetuese-komisioneri-publik-nuk-justifikon-pasurine/

Por në pritje të verdiktit final për prokurorin Besnik Muçi, çfarë ndodh me Gjykatën Kushtetuese nëse ai shkarkohet nga vettingu?

Gjykata Kushtetuese do të detyrohet të shpallë vakancën dhe presidenti të përzgjedhë mes kandidaturave të reja që KED do të duhet t’i përcjellë pas rihapjes së garës.  Muçi është garues dhe për vendet bosh të Gjykatës Kushtetuese që do të përzgjedhë Kuvendi me 3/5 e votave nga listat e vëna në dispozicion nga KED.

Por ai nuk është i vetmi. Çka detyron Kuvendin dhe Presidencën të koordinohen mirë mes tyre para se përzgjedhin anëtarët. Institucionet kanë 30 ditë kohë për të plotësuar vakancat në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të nisë funksionimin.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani