Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I mori bashkëshorten, Maxi Lopez fal Icardin: S’kam probleme me askënd

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 22:01 | Showbiz

Në fillimet e karrierës së tij është vlerësuar si një futbollist me të ardhme të madhe, por pas ndërrimit të një numri të madh skuadrës, argjentinasi Maxi Lopes më shumë ka bërë lajm për marrëdhënien e tij me ish-bashkëshorten Wanda Nara, e cila e la atë për t’u martua më pas me shokun e tij, Mauro Icardi.

Ai ka akuzuar shpesh çiftin që nuk e kanë lejuar të takojë 3 fëmijët e tij me Wanda Nara-n, por së fundmi, Lopez ka bërë një hap pas.

Gjatë një emisioni radiofonik në Itali, Lopez është shprehur se të kaluarën e ka lënë pas krahëve për t’u ndjerë mirë me veten dhe për të jetuar në maksimum jetën e tij të re.

“Unë zgjodha të jem i lumtur. Është një zgjedhje për jetën. Gjërat mund të shkojnë mirë ose keq. Në atë moment unë dështova në jetën time në çift, por kam një jetë si baba dhe për fëmijët e mi. Unë nuk kam probleme me askënd. Gjithë çfarë dua, është të jap lumturi për fëmijët”, ka thënë Lopez.

Maxi Lopez është baba i tre fëmijëve me Wanda Nara-n, e cila më pas u nda nga ai dhe u lidhe me shokun e tij në atë kohë, sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, me të cilin ka edhe dy fëmijë. Lopez, tashmë në moshën 35-vjeçaren, aktivizohet në Serie B në Itali me Crotonen. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë