Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

Kriza brenda opozitës, Hajdari: Unë kryetare, Basha qëndron pas sulmit

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 10:33 | Politikë
Kriza brenda opozitës, Hajdari: Unë kryetare, Basha qëndron pas

Ironikisht, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, është ai që ka në dorë fatet e grupit demokrat. I cili në variantin më të mirë ndryshon kryetar, ndahet në dy fraksione ose më të keq, shkrihet.

Zonja Hajdari thotë se do të vazhdojë të kryesojë grupin parlamentar demokrat, por akuzon kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, si shkaktar i kësaj beteje të brendshme brenda grupit të saj.

“Lulzim Basha po mundohet të sabotojë Reformën Zgjedhore. Është tentativë për të spostuar rolin tim”, deklaroi Hajdari.

E pyetur nga A2, bashkëkryetarja e Reformës Zgjedhore pranoi së është takuar disa herë me Sali Berishën. Por, si vegla të Lulzim Bashës në bllokimin e opozitës përmend pretendentin për kryetar të ri të grupit, Korab Litën dhe depuetetët Zeneli dhe Elezi. 

“Nuk kam absolutisht asnjë kontakt me zotin Basha, as me celular, as me email dhe as personalisht”, tha Zeneli.

https://a2news.com/2019/10/15/korab-lita-rudina-hajdari-shperdoroi-besimin-politik-e-pranoi-doreheqjen/

Paralelisht me deputetët që kërkojnë shakrkimin për ta zëvëndësuar me Korab Litën, Rudina Hajdari ka bërë lëvizjen e saj. Ruçit i është dërguar një tjetër shkresë ku pretendohet se zëvendësimi është nul.

“Nuk ekziston akti i dorëheqjes sime”, tha Hajdari.

Por, edhe kundërshtarët kanë gati lëvizjen e radhës. Zeneli tha: “Nga dita e premte, kryetari i grupit parlamentar demokrat është zoti Korab Lita. Në çdo rast, grupi mund të kërkojë votëbesimin e kujtdo”.

Ndërsa shkresat në zyrën e Ruçit me firma shkarkimi dhe tërheqje janë bërë diçka e zakonshme. Të dy palët brenda grupit pretendojnë se deputetëve u është bërë presion. Kundërshtarët e Hajdarit thonë se kanë prova për shpërdorimet e saj politike e ligjore.

https://a2news.com/2019/10/14/grupi-demokrat-largon-rudina-hajdarin-si-kryetare/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani