Jo vetëm Turqia, përshëndetje ushtarake edhe skuadra e 9-vjeçarëve në Belgjikë

Ofensiva turke në Siri ka përfshirë edhe futbollin. Pas golit të shënuar ndaj Shqipërisë pak ditë më parë, futbollistët e Turqisë e festuan atë me përshëndetje ushtarake në mbështetje të këtyre sulmeve.

Në ndeshjen Turqi-Shqipëri

Kjo solli reagime të shumë, por turqit e përsëritën sërish, teksa i shënuan edhe Francës. UEFA ka reaguar pas këtyre veprimeve, duke bërë të ditur se ka nisur një hetim mbi këtë festim të futbollistëve të Turqisë.

Në ndeshjen Francë-Turqi

Por përveç lojtarëve të kombëtares së këtij shteti, një tjetër episod është duke ngjallur shumë diskutime edhe në Belgjikë. Në këtë shtet ekziston një ekip i krijuar në vitin 1969 nga emigrantë nga Turqia, FC Turkse. Skuadra e fëmijëve 9-vjeçarë të këtij klubi është fotografuar në dhomat e zhveshjes me përshëndetje ushtarake.

Shumë e kanë kritikuar këtë veprim nga fëmijë vetëm 9 vjeç, dukë ngjallur polemika për një komplot soci-politik, i cili nuk duhet të përfshijë fëmijët, pasi sipas komentuesve, janë të paaftë për të shfaqur mendimin e tyre kritik, të paktën për zhvillime si ato që po ndodhin në Siri.

Shkarkoni aplikacionin e A2