Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

“Kalorësi” Kim, shëtitje simbolike mbi malin e shenjtë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 12:13 | Bota

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un ka shpërndarë për mediat disa foto të një shëtitjeje simbolike – dhe të rëndësishme politikisht – mbi një kalë të bardhë në një mal të mbuluar nga dëbora që konsiderohet i shenjtë nga koreanët.

Në fotot e publikuara nga media shtetërore e vendit komunist, Kim shihet teksa kalëron i qeshur mes borës në Malin Paektu, maja më e lartë në gadishullin korean. Sipas legjendës, është edhe vendlindja e Dangun, themeluesit mitologjik të mbretërisë së parë koreane rreth 4000 vite më parë.

Gjatë bisedimeve për paqe vitin e kaluar, Kim shkoi aty me Moon Jae-in, i pari President nga Koreja e Jugut që vizitonte malin e shenjtë, që në fakt është edhe një vullkan aktiv. Mali mbetet i rëndësishëm për propagandën e diktatorëve të Koresë së Veriut. Kim Il Sung, themeluesi i Koresë së Veriut, thuhet se është fshehur në këtë mal gjatë pushtimi japonez, ndërsa aty raportohet se ka lindur edhe Kim Jong Il, babai i Kim Jong Un, por shumë historianë besojnë se kjo është një histori e sajuar për propagandë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani