Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Këshilltarja e Metës: Presidenti nuk mund të shkarkohet

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 09:41 | Politikë
Këshilltarja e Metës: Presidenti nuk mund të shkarkohet

Ilda Zhulali, këshilltare e Presidentit Ilir Meta, deklaroi në studion e “Dita jonë” në A2 se Presidenti Ilir Meta nuk mund të shkarkohet, pasi kjo mund të ndodhë vetëm në kushtet e përcaktuara mirë në Kushtetutë.

“Presidenti nuk mund të shkarkohet, është akt i rëndë dhe janë të përcaktuara mirë në Kushtetutë kushtet kur duhet të ndodhë kjo gjë. Komisioni i Venecias doli në përfundim se jo që nuk ka shkelje, por as nuk ka tejkaluar kompetencat e tij. Nuk ka asnjë fjali ku të thuhet që “Presidenti ka shkelur Kushtetutën”. Komisioni i Venecias e kupton që Kuvendi ka dëshirë të zjarrtë për ta shkarkuar Presidentin dhe thotë që nuk mund të shkarkohet edhe nëse Kuvendi e shikon si shkelje të Kushtetutës; edhe nëse Kuvendi e konsideron të rëndë shkeljen, qëllimi që pati Presidenti me veprimet e tij bëjnë që Presidenti të mos mund të shkarkohet”, shpjegoi Zhulali.

https://a2news.com/2019/10/14/shkarkimi-i-presidentit-balla-komisioni-hetimor-do-te-vazhdoje-punen/

Kur u pyet se si do të veprojë Presidenti tani që është njoftuar se komisioni hetimor për shkarkimin e tij do të vazhdojë punën, Zhulali u përgjigj: “Presidenti nuk mund t’i imponohet dot vullnetit të mazhorancës për ta shkarkuar. Mazhoranca duhet të ndjekë rrugën ligjore. Nëse komisioni hetimor do të dalë me një përfundim, do të vendosin nëse duan ta autorizojnë Kuvendin për të kërkuar shkarkimin e Presidentit në Gjykatën Kushtetuese. Më pas, kjo gjykatë do të vendosë”.

Sipas këshilltares, “Presidenti do të vazhdojë të bëjë përpjekjet për të vendosur çfarëdo ure mes palëve që ata të ulen dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet mes tyre”.

https://a2news.com/2019/10/14/venecia-publikon-raportin-final-per-presidentin-tejkalim-i-mundshem-kompetencash-por-jo-per-shkarkim/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani