Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Meta emëron Besnik Muçin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, Komisioneri Publik: Nuk justifikon pasurinë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 10:37 | Aktualitet
Meta emëron Besnik Muçin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese,

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka emëruar  Besnik Muçin si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Sipas Presidencës, Muçi “ka përvojë të konsoliduar në hetimin e krimit të organizuar dhe organizatave kriminale, fakt ky që përbën një vlerë të shtuar për trupën gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese”, si dhe “gëzon integritet të lartë moral, etik dhe cilësi të larta profesionale, të cilat janë kërkesa të domosdoshme dhe në koherencë me besimin që kërkon publiku për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese”.

Besnik Muçi është njëherësh kandidat për SPAK, por nuk ka kaluar ende shkallën e dytë të vetting-ut. Pasi kaloi shkallën e parë, Komisioneri Publik ankimoi vendimin me argumentin se nuk justifikon pasurinë.

Seanca e Muçit në KPA, në 4 nëntor

Ndërkohë, sot po zhvillohet seanca e radhës në KPA, ku jepen konkluzionet, para seancës për vendim final.

https://a2news.com/2019/10/14/vakancat-ne-gjykaten-kushtetuese-ked-i-dergon-listat-kuvendit/

Një nga pikat më të nxehta ka qenë një blerje automjeti nga Muçi, pronari i mëparshëm i të cilit rezulton i proceduar disa herë nga Prokuroria, për drejtim në gjendje të dehur dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.   

Gjatë seancës, Komisioneri Publik ka cilësuar se “edhe pse personat në fjalë nuk mund të cilësohet si persona të përfshirë në krimin e organizuar e për rrjedhojë, të ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në vlerësimin e kriterit të figurës” të Muçit, ngjarja mund të  “shërbejë si rrethanë dhe argument se subjekti i rivlerësimit mund të vihet lehtësisht nën presionin e strukturave kriminale në referim”.

Ndërkohë, vetë Muçi ka kundërshtuar duke thënë se “ lidhja ime me ta ka qenë vetëm kontraktuale dhe asgjë më tepër”.

Kandidati për SPAK, i sapo emëruar nga presidenti Meta si gjykatës në Kushtetuese, ka paraqitur disa dokumente për justifikimin dhe ligjshmërinë e blerjes, që për Komisionerin “sjellin ligjshmërinë, por nuk ka gjë të re”. KPA vendosi që seanca e radhës të mbahet në datën 4 nëntor, ora 10:00.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani